Komunikacioni zhvillohet pa ndalesa

05.07.2015 12:44

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të thata...

Sipas informacionit nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, prej datës 01.07.2015 filloi me zbatimin e  regjimit kohor të komunikacionit në periudhën e verës nga 01.07 deri më 31.08 në rrugët shtetërore në Republikën e Maqedonisë me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese pesha e përgjithshme e të cilëve tejkalon 15 tonë gjatë ditëve të fundjavës dhe për ditët me temperatura të larta ekstreme.

Ndryshimi në intervalet kohore është ky: e premte nga ora 17:00 deri në orën 22:00, e shtunë nga ora 09:18:00 dhe e diel nga ora 09:00 deri në orën 22:00. Kjo ndalesë ka të bëjë me periudhën nga 01.07 deri më 31.08 çdo vit vijues.

Në ditët me temperatura të larta ekstreme, të përcaktuara nga Ministra e Shëndetësisë, ndalesa do të vlejë edhe nga e hëna deri të enjten nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Kufizimi nuk ka të bëjë me automjetet të cilat transportojnë kafshë, lule, ndihmë humanitare, drithëra dhe kultura të drithërave dhe mall që prishet lehtë, naftë dhe derivate të naftës, transport të materieve të rrezikshme dhe automjete të cilat kryejnë transport për kompani të cilat kanë marrëveshje të arritura për kryerje të projekteve në rrugët shtetërore me NP për Rrugë shtetërore.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.