Kryeministri Gruevski për vizitë në Bogdanci dhe Dojran

05.07.2015 12:49

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski sot do të realizojë vizitë në komunat Bogdanci dhe Dojran...

Në komunën Bogdanci, Gruevski do ta vizitojë parkun e elektranave me erë "Bogdanci".

Në fshatin Nikoliq, komuna e Dojranit, siç u paralajmërua, Gruevski do të marrë pjesë në përurimin e fushës sportive, pas çka do të realizojë vizitë pune në komunën Dojran.