Dy vëllezër sulmuan një polic në aeroportin e Shkupit
05.07.2015 13:20
Një banor i Shkupit dhe vëllai i tij adoleshent dje e kanë sulmuar një zyrtar policor në aeroportin e Shkupit, informoi MPB...

Bëhet fjalë për M.M.(23) dhe djaloshi pesëmbëdhjetë vjeçar të cilët janë burgosur dhe ndaj të cilëve do të ngritet padi penale.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 5 e 45 minuta, kur e kanë sulmuar policin në hyrje të objektit kryesor të aeroportit.
Ata kanë arritur që disa herë ta sulmojnë në kokë dhe trup para se të vijnë në ndihmë kolegët e tij.
Policit i është dashur t'i jepet ndihmë mjekësore.
Nga MPB tash për tash nuk ka informacione rreth shkaqeve të incidentit.
