Masa disiplinore për 13 të punësuar në MPB, tre janë shkarrkuar nga puna

05.07.2015 14:12

Gjatë javës së kaluar, pas procedurës së zbatuar disiplinore, janë sjellë masa kundër 13 të punësuarve në MPB për shkak të shkeljeve në punë...

Tetë prej tyre u është shqiptuar masa “dënim në të holla”, njërit “ndalesë të procedurës”, tjetrit, “paralajmërim me shkrim” dhe tre të punësuarve masa “shkarkim”.

Siç ka informuar Ministria resore, dy nga tre personat e shkarkuar, njëri nga stacioni policor në Aerodrom dhe tjetri në Gjorçe Petrov kanë qenë nën ndikimin e mjeteve narkotike.