Analistët: Pika kritike te lëshimi i postit të kryeministrit
Java që vjen pritet të sjell edhe një takim të katërshes, Gruevski, Ahmeti, Zaev dhe Thaçi, për të përmbyllur marrveshjen që do të çonte drejt zgjidhjes politike në vend...

Kryeminsitri Nikolla Gruevski dhe lideri I opozitës Zoran Zaev në takimin e fundit nuk arritën t’i përafrojnë qëndrimet, rreth tërheqjes së kryeministrit Gruevski si dhe çështjet lidhur me ministrin e brendshëm dhe Prokurorin Publik.
Por analisti politik Ismet Ramadani pikën më kritike e sheh te kërkesa se kur duhet të largohet kryeminsitri.
“Mospajtimi më i madh është midis liderit të LSDM-së dhe Liderit të VMRO-DPMNE-së që kryeminsitri të largohet që të mos e udhëheq qeverinë e organizaur si kalimtare, për të realizuar të gjitha marrveshjet dhe reformat, të cilat do të siguronin zgjedhje të drejta dhe demokratike” – tha analisti, Ismet Ramadani.
Ndërsa për analistin Albert Musliu është apsurde zgjatja e arritjes së marrveshjes pas aferës së përgjimeve.
“Kjo është apsurditet i llojit të vet. Kudo në botë ku ka pasur shpalosje të këtilla të bombave reagimet kanë qenë shum më të shpejta. E gjith kriza do të duhej të kishte përfunduar javën e pare apo javën e dytë pasi filluan të shpalosen informatat që nuk janë kontestuar deri më Tania s nga prokuroria e as nga qeveria, por vetëm nga partia që e udhëheq kryeminsitri. E nuk është detyrë e atyre që të verifikojnë apo jo fakte” – u shpreh analisti, Albert Musliu.
Por edhepse analistët theksojnë nevojën e zgjidhjes së shpejtë të krizës politike, Gruevski dhe Zaev gjat jhavës kanë vazhduar me kritikat dhe qëndrimet e kundërta.
Zaev mbrëm deklaroi, se për disa linja të kuqe, LSDM-ja nuk do të tërhiqet.
Qëndrimet tona janë gjendjet e vërtetuara në të gjitha raportet e fundit të Departamentit të Shtetit, të grupit të ekspertëve të Komisionit Evropian të udhëhequr nga Rajnhard Pribe, të Kombeve të Bashkuara. Fundi i Gruevskit ka ardhur, largimi i tij është çështje modaliteti, deklaroi Zaev.
Por kryeministri Gruveski po dje e akuzoi liderin e opozitës se përmes parashtrimit të kushteve të palogjikshme përpiqet të pengojë arritjen e marrëveshjes, e cila siç tha ai duhet të jetë e bazuar në kompromis të arszeshëm. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)
