Shkodër, arrestohet vrasësi i dy turistëve çek

05.07.2015 16:47

Policia shqiptare ka arrestuar sot të dyshuarin lidhur me vrasjen makabre të dy turistëve çekë Michal Svato dhe Anna Kosinova...

Sokol Fran Mjacaj u arrestua pasi 350 pjestar të policisë rrethuan një zonë në fshatin Grudë në Dukagjin të Shkodrës, ku fshihej 20-vjeçari i armatosur.

Mjacaj ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me pasojë vdekjen e një të mituri, në vitin 2010. U vërtetua shkencërisht përmes gjurmëve në mjetin e viktimave se Mjacaj është autor i krimit.

Mjacaj konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë. U lirua nga burgu para një muaji.

Gjithashtu, dyshimet janë se personi mund të ketë qenë dhe pjesë e grupit të zjarrit që qëlluan helikopterin e policisë një vit më parë në Pult të Dukagjinit, gjatë operacionit antikanabis.

Madje, ka dyshime se autorët ose autori është pjesë e personave që ruajnë parcela kanabisi në zonat e thella të Dukagjinit.