Rasti “Monstra”, nesër seanca në Gjykatën e Apelit
Gjykata e Apelit në Shkup, nesër pritet t’i shqyrtoj ankesat e të dënuarve me burg të përjetshëm në rastin “Monstra”...

Pala mbrojtëse pretendon se të dënuarit nga instancat më të ulëta gjyqësore janë të pa fajshëm dhe ka kërkuar që si dëshmi për pafajsinë e tyre të publikohen ose ti dorëzohen prokurorisë matrialet e përgjuara të cilat i posedon lideri i LSDM-së Zoran Zaev.
“Ne e kemi seancen më 6 korrik. Mendoj që do të jenë të dorëzuara te prokuroria apo te ndonjë institucion tjetër që të mud të përdoren te seanca e apelit” – tha avokati, Naser Raufi.
Apel deri te lideri I LSDM-së Zaev për dorëzimin e këtyre matrialeve te organet e drejtësisë kanë bërë disa here edhe familjarët e të akuzuarve prandaj pala mbrojtëse, beson se gjykatës mund ti jenë dorëzuar të paktën transkriptet e bisedave të përgjuara.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, disa herë ka paralajmëruar se posedon biseda të përgjuara edhe për rastin “Monstra” të cilat nuk janë publikuar me arsyetimin që të mos shkaktohen tensione ndëretnike. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
