RASTI PUÇ
Vuiç: Zaev mund të paraburgoset
05.07.2015 17:28
Një rast tjetër që përcillet me vëmendje të madhe nga oponioni është edhe Rasti Puç, për të cilin Gjykatësja Lubina Basheska seancën e parë e caktoi me 5 gusht...

Në këtë rats lider i LSDM-së Zoran Zaev është i akuzuari i katërt. Por Zaev ka deklaruar se nuk do të paraqitet në gjykatë në secilën e të hënës.
Avokati Mirosllav Vuiç nuk e ka përjashtuar mundësinë e paraburgimit si njëra prej masave për sigurimin e të akuzuarit Zaev, por kalkulimet politike të pushtetit do t`i diktojnë edhe procedurat e gjykatës, pasi ai është në kontakt të përditshëm me kryeministrin Gruevski me të cilin po bisedojnë për tejkalimin e krizës politike.
