Voskopojë, nata finale e “Miss Shqipëria 2015”

05.07.2015 17:31

Në Voskopojën e lashtë të zones së Korçës, sonte mbahet eventi më i madh i bukuris shqiptare Miss Shqipëria...

Nata finale e spektaklit të 17 me radhë Miss Shqipëria 2015, do të nisë në ora 20 e 35 minuta.

Sonte mbretëresha në fuqi e bukurisë, Anisa Petrela, do t’i dorëzojë kurorën njërës nga 30 bukuroshet e cila do të jetë mbajë epitetin e mbretëreshës së bukurisë për vitin 2015.

Miss  Shqipëria, është  një  spektakël mbarëkombëtar pasi që vajzat pjesëmarrëse do të jenë nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria.

Eventi është nën produksionin e Petri Bozos dhe Alda Bida, dhe regjisorit artistik nga Kosova Blerdi Malushi.

Direkt nga Voskopoja spektaklin do të mund ta ndiqni në transmetim të drejtëpërdrejtë edhe në TVM2.