Botë
Greqi, 61% votuan “jo” në referendum
06.07.2015 09:16
Greqia ka hyrë në një terren të panjohur dhe në paqartësi për të ardhmen në Eurozonë, pasi votuesit në referendumin e djeshëm në mënyrë bindëse...

Greqia ka hyrë në një terren të panjohur dhe në paqartësi për të ardhmen në Eurozonë, pasi votuesit në referendumin e djeshëm në mënyrë bindëse i refuzuan kërkesat e kreditorëve ndërkombëtarë për më tepër masa të kursimit në këmbim për ndihmë financiare për ekonominë në falimentim.
Pasi u llogaritën 100% të votave, rezultatet tregojnë se 61% votuan “jo”, ndërsa “për” ishin 39%.
Kancelarja gjermane dhe presidenti francez, Francoise Hollande, gjatë një bisede telefonike janë pajtuar për mbajtjen e një samiti urgjent të vendeve të BE-së më 7 korrik.
Ky referendum, i pari në këtë vend në më tepër se katër dekadat e fundit, u organizua derisa në Greqi ka kufizime të ashpra financiare, të imponuara javën e kaluar, për shkak se Athina nuk ishte në gjendje ta paguaj shumën prej 1.7 miliardë euro që ia kishte borxh Fondit Monetar Ndërkombëtar.
