Botë
Andonis Samaras dha dorëheqje nga pozita e liderit në Demokracinë e Re
06.07.2015 09:21
Lideri i partisë së përgjithshme opozitare në Greqi Demokracia e Re, ish-kryeministri Andonis Samaras...

Lideri i partisë së përgjithshme opozitare në Greqi Demokracia e Re, ish-kryeministri Andonis Samaras, mbrëmë dha dorëheqje nga funksioni pas "jo"-së masive të propozimeve të kreditorëve për referendumin e djeshëm, kumtuan agjencitë botërore.
"E kuptoj se partia jonë ka nevojë për një fillim të ri. Sot jap dorëheqje nga udhëheqësia e Demokracisë së Re", deklaroi Samaras në fjalimin televiziv.
Samaras ishte kryeministër në kulmin e krizës, nga korriku i vitit 2012 deri në janar të vitit 2015, kur u sfidua nga kryeministri aktual Aleksis Cipras.
