Botë
Ministri grek i Financave Janis Varufakis dha dorëheqje
06.07.2015 09:25
Ministri grek i Financave Janis Varufakis dha dorëheqje, informojnë gazetat elektronike greke, duke iu referuar burimeve qeveritare...

Varufakis dorëheqjen ia dorëzoi kryeministrit Aleksis Cipras.
Mendohet se dorëheqja e tij ka të bëjë me presionin e fuqishëm nga kundërshtarët e tij politikë që të arrihen kushte më të volitshme në negociatat me kreditorët për tejkalimin e debisë greke dhe gjithashtu edhe të shkrimeve të ashpra dhe sulmeve personale ndaj tij dhe bashkëshortes së tij, të cilët, sipas mediave, e kanë mbushur gotën./mia
