Botë
Papa e filloi turneun në Amerikën Jugore
06.07.2015 09:33
Papa Françesk ka arritur në Kuito të Ekuadorit, në fillim të turneut të tij tetëditësh në vendet më të varfëra të Amerikës Jugore...

Në kuadër të kësaj vizite, Papa do të qëndrojë edhe në Bolivi dhe Paraguaj, por jo edhe në Argjentinë, që është vendlindja e tij.
“Secili në shoqëri duhet të mund të përfitojë nga progresi në botë”- tha Papa mbrëmë me të arritur në aeroportin e Kuitos.
Vatikani ka njoftuar se udhëtimi i Papës do të fokusohet në çështjen e varfërisë.
