Maqedoni
Kumanovë: Iftar i përbashkët me mesazh paqeje
06.07.2015 12:01
Nën qiell të hapur në qendrën e Kumanovës, u shtrua një iftar madhështor, ku morrën pjesë mbi një mijë mysafirë nga Kumanova, Likova, Shkupi e qytete të tjera...

Organizator i iftarit ishte Forumi Rinor Islam në bashkëpunim me Komunën e Kumanovës. Ky iftar organizohet pas përleshjeve të gati para dy muajsh në Kumanovë, kurse në te morën pjesë qytetarë, përfaqësues të organizatave të ndryshme, të administratës lokale, ambasadorë, ministra deputetë, përfaqësues të OSBE-së e UNDP si dhe klerikë të besimit islam dhe atij krishterë ortodoks duke dhënë nga Kumanova një mesazh të qartë paqeje. Kështu u shpreh edhe kreu i Kumanovës Zoran Damjanovski, duke thënë se:
”Pas gjithë trazirave dhe ngjarjeve të fundit që ndodhën në qytetin tonë, unë ndjehem mirënjohës me gjithë këtë organizim, ku përmes këtij manifestimi ne jemi më të bashkuar. Ju uroj gjithë popullit musliman agjërim sa më të lehtë”, deklaroi Zoran Damjanovski – Kryetar i komunës së Kumanovës
Të pranishëm ishin edhe kryetari i Komunës së Likovës Sadulla Duraku, ministri i pushtetit lokal Lirim Shabani.
Ambasadorja e OSBE-së, Mariana Berec theksoi se këtë vit është më ndryshe se vitet tjera. Po shohim një bashkëpunim midis komunave në nivel lokal. Sipas saj, është privilegj të absorbosh atmosferë pozitive në mbrëmje të këtilla.
Fjalimin e saj e përfundoi në aspektin religjioz duke përcjell mesazhin: ”Çdokush që bën darkën e iftarit për atë që ka agjërua, edhe pse ai vet nuk ka agjërua, Zoti do ta shpërblej njëjtë si me pas agjërua”, përfundoi Beres.
Ndërkohë që prifti i kishës ortodokse Antonio në fjalimin e tij do të theksojë se qyteti i Kumanovës është çdoherë bashkë pa dallim feje apo kombësie.
NEXHAT AQIFI
