Maqedoni
Rasti “Monstra”, anulohet seanca në Gjykatën e Apelit
06.07.2015 12:16
Anulohet seanca publike e cila duhej të mbahej në Gjykatën e Apelit në Shkup, ku pritej që të shqyrtoheshin ankesat e ngritura nga të akuzuarit në rastin e ashtuquajtur “Monstra”...

Pala mbrojtëse ishte në pritje që gjykatës sot t’i dorëzohen edhe transkriptet nga bisedat e përgjuara që posedon LSDM-ja opozitare të cilat kanë të bëjnë me këtë rast e që nuk u publikuan me arsyetimin që të mos shkaktohen tensione ndëretnike.
Avokati mbrojtës në rastin “Monstra”, Naser Raufi, dje për programin tonë ka theksuar se pala mbrojtëse pretendon se të dënuarit nga instancat më të ulëta gjyqësore janë të pafajshëm dhe ka kërkuar që si dëshmi për pafajësinë e tyre të publikohen ose t’i dorëzohen prokurorisë materialet e përgjuara të cilat i posedon lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
