Maqedoni

Kuvend, seancat e 4 komisioneve

06.07.2015 12:21

Në Kuvendin Republikan punime do të zhvillojnë anëtarët e Komisionit për mbikëqyrjen mbi zbatimin e masës së veçantë hetimore...

Në Kuvendin Republikan punime do të zhvillojnë anëtarët e Komisionit për mbikëqyrjen mbi zbatimin e masës së veçantë hetimore, ndjekjen e komunikimeve nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë për Polici Financiare, Drejtorisë Doganore dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Në rend dite është edhe propozim-rregullorja për punën e Komisionit. 
 
Seancë në dhomën ligjdhënëse duhet të mbajë edhe Këshilli Buxhetor i Kuvendit, i cili do të debatojë për propozim-planin strategjik të Kuvendit të RM-së për periudhën 2016-208 dhe për propozim-kërkesën buxhetore të Parlamentit për vitin 2016, ndërsa duhet të përcaktohet edhe mendimi për propozimin për shitjen e gjësendeve mobile në Kuvend, të cilave u ka kaluar afati i përdorimit.
 
Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri do ta shqyrtojë propozim-vendimin për dërgimin e një pjesëtari të ARM-së për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Bashkimit Evropian "Altea" në Bosnjë e Hercegovinë.