Botë

Pothuajse gjysmë milionë njerëz e pritën papa Françeskun në Kito

06.07.2015 12:46

Papa Françesku, i cili filloi turne tetëditore në Amerikën e Jugut, në kryeqytetin e Ekuadorit, Kito u prit nga rreth gjysmë milionë njerëz...

Papa u lejoi besimtarëve të bëjnë "selfie" me të.
 
Për sot është paraparë papa Françesku të takohet me presidentin e Ekuadorit, Rafael Korea. Ai gjatë vizitës në Ekuador do ta vizitojë qytetin më të madh Guajakile.
 
Kryetari i Kishës katolike të Romës do t'i vizitojë edhe Bolivinë (prej më 8 deri më 10 korrik), me ç'rast do të qëndrojë në La Paz dhe në Santa Kruz dhe Paraguaj (prej 10 deri më 12 korrik), ndërsa do t'i vizitojë Asunsion dhe Kakulen.
 
Është planifikuar ai të mbajë 22 takime me besimtarët, kështu që kjo vizitë tashmë është shpallur si vizita më e mundimshme që kur 78-vjeçari Françesku shkeli në detyrë.
 
Papa do ta vizitojë një prej lagjeve më të varfra në periferi të qytetit Asunsion dhe një prej burgjeve më të rrezikshme në botë, Palmasor në Bolivi, ku dënimin e vuajnë 3.500 persona, ndërsa ku në vitin 2013, gjatë një përplasjeje midis të burgosurve, jetën e humbën dhjetëra persona.
 
Gjatë vizitës në Bolivi papa Françesku do të përtypë një gjeth prej koke./mia