Botë
Bagdad, aeroplani bombardon aksidentalisht një qark
06.07.2015 13:20
Një aeroplan ushtarak i Irakut aksidentalisht ka bombarduar një qark në Bagdad sot...

Zëdhënësi i Forcave të Sigurisë irakiane, gjeneral Saad Maan ka thënë në deklaratë se ky aksident ka ardhur si pasojë “e problemeve teknike”.
Incidenti ka ndodhur në qarkun Nairiyah, i cili është në lindje të Bagdadit.
“Njëra prej bombave ngeci për shkak të problemeve teknike gjatë kthimit të aeroplanit në bazë dhe ra mbi tre shtëpi”- ka thënë Maan.
Numri i viktimave akoma nuk është konfirmuar. Maan ka thënë se aeroplani ushtarak ishte duke u kthyer nga një mision kur ndodhi incidenti.
Forcat irakiane janë duke ndërmarrë fushatë kundër militantëve të “Shtetit Islamik”, të cilët kontrollojnë shumicën e zonave të banuara me sunitë në perëndim dhe veriperëndim të Irakut.
