Maqedoni
Një pedofil 81-vjeçar ka sulmuar një fëmijë pesëvjeçar
06.07.2015 13:57
Sektori për punë të brendshme Strumicë deri te Prokuroria Themelore Publike-Veles dorëzoi kallëzim penal kundër D.SH.(81)...

Sektori për punë të brendshme Strumicë deri te Prokuroria Themelore Publike-Veles dorëzoi kallëzim penal kundër D.SH.(81) për shkak të ekzistimit të dyshimit kryesor se ka kryer vepër penale "sulm gjinor ndaj një fëmije".
I denoncuari, siç informoi sot MPB-ja, në datën 2 të këtij muaji në periudhën nga ora 16 deri në orën 17:30, në arë në fshatin Stojakovo, tek vendi i quajtur "Goliot rid" ka kryer veprime epshore ndaj një fëmije pesëvjeçar.
Nga ana e gjykatës në procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore Veles, të denoncuarit i është caktuar masë paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh./mia
