Maqedoni
Një manastiras e ka rrahur bashkëshorten dhe e ka detyruar në prostitucion
06.07.2015 14:01
Sektori për punë të brendshme Manastir dorëzoi kallëzim penal kundër K.I.(33) nga Manastiri...

Sektori për punë të brendshme Manastir dorëzoi kallëzim penal kundër K.I.(33) nga Manastiri për shkak të ekzistimit baza të dyshimit për vepra të kryera penale "lëndim i rëndë trupor", "ndërmjetësim në kryerje të prostitucionit" dhe "mundësim të përdorimit të drogave narkotike".
I denoncuari, më 4 qershor në shtëpinë familjare në Manastir fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Në periudhën nga janari e deri në qershor të vitit 2015, i deononcuari për kompensim në të holla nga 500 deri në 1.000 denarë ka ndërmjetësuar në kryerje të prostitucionit të bashkëshortes së tij. Ai i ka mundësuar të përdorë droga narkotike dhe subtanca psikotropikale./mia
