Maqedoni
Disa fshatra të Shkupit nesër pa energji
06.07.2015 14:10
Nga ora 8:30 deri në orën 14 nesër pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e banorëve të lagjes Lubosh të Shkupit...

Në periudhën nga ora 8:30 deri në orën 14:30 pa energji elektrike do të mbeten banorët nga fshati Rashtak, nga ora 9 deri në orën 13 banorët nga fshati Kuçkovë, ndërsa nga ora 9 deri në orën 14 shfrytëzuesit e locuar në rrugën "Sasa" në Pintia.
Siç informoi QRMK-Shkup, ndërprerjet janë për shkak të intervenimeve të caktuara teknike në elektrosistem./mia
