Botë

Përmbyset një varkë në lumin Ohajo, raportohet për tre të vdekur

06.07.2015 15:02

Autorietet në Kentaki kanë njoftuar se tre veta kanë humbur jetën dhe tre të tjerë llogaritën të humbur, pasi varka në bordin e së cilës ishin...

Autorietet në Kentaki kanë njoftuar se tre veta kanë humbur jetën dhe tre të tjerë llogaritën të humbur, pasi varka në bordin e së cilës ishin, ka goditur urën “Clark Memorial” dhe është përmbysur në lumin Ohajo.
 
Kapiteni i Zjarrfiksëve të Louisville, Salvador Melendez citohet të ketë thënë se në bordin e anijes besohet se kanë qenë dhjetë veta. 
 
Sipas tij, deri më tani kanë humbur jetën dy të rritur dhe një fëmijë. Ai është shprehur se ne mesin e të zhdukurve është edhe një fëmijë tjetër.
 
Melendez ka thënë se të shpëtuarit janë jashtë rrezikut për jetën, por nuk ka treguar për identitetin e tyre, sikurse as për ata që ende janë të zhdukur.