Vjenë, ministrat e jashtëm rifillojnë bisedimet

06.07.2015 15:45

Ministrat e jashtëm të fuqive botërore kanë rifilluar bisedimet në Vjenë, një ditë para se të kalojë afati i përcaktuar nga vet ata për të arritur një marrëveshje për programin bërthamor të Iranit...

Shefat e diplomacisë të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë janë mbledhur në hotelin “Palais Coburg” për të punuar në çështjet e fundit të marrëveshjes.

Marrëveshja do të kufizojë aktivitetet bërthamore të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, u ka thënë sot gazetarëve se “ka ende dallime” në mes palëve.

Ndërkaq, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha dje se është arritur “përparim i vërtetë”, por shtoi se “disa nga çështjet më të vështira” akoma nuk janë zgjidhur.