Prishtinë, Jahjaga falënderon Jacobsonin për mbështetjen
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim lamtumirës ambasadoren e ShBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson...

Jahjaga e dekoroi ambasadoren Jacobon me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Ibrahim Rugova”, për kontribut të veçantë në ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e humanizimit të Kosovë.
Jahjaga e ka falënderuar ambasadoren Jacobson për “mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës dhe gjithashtu për përkrahjen e proceseve demokratike nëpër të cilat po kalon vendi”.
Presidentja Jahjaga e vlerësoi miqësinë e ambasadores Jacobson dhe përfaqësimin e denjë të ShBA-së në Kosovë.
Ndërkaq, ambasadorja Jacobson e ka falënderuar presidenten Jahjaga për nderimin me medalje presidenciale dhe e “vlerësoi si shumë të veçantë miqësinë me qytetarët e Kosovës”.
Ajo gjithashtu e vlerësoi rolin dhe angazhimin e presidentes Jahjaga si faktor uniteti dhe theksoi se Kosova duhet të vazhdojë të ndërtohet si një shtet demokratik e gjithëpërfshirës.
