Mustafa: Ndryshimet për specialen së shpejti në kuvend
06.07.2015 16:46
Kryeministri i Kosovës, Isa Musatafa, deklaroi se shumë shpejt do t’i riprocedojnë në Kuvendin e Kosovës ndryshimet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale, por shtoi se nuk mund të përcaktojë një afat se kur do ta bëjnë këtë...

I pyetur nëse ka pasur kurdisje të votimit në seancën e kaluar, Mustafa theksoi se nuk mund të thotë se ka pasur kurdisje të votimit, sepse ai është vullneti i lirë i deputetit për të votuar.
Mustafa u ka bërë thirrje deputetëve që të kalojnë mbi veten dhe të votojmë Gjykatën Speciale. Ai ka thënë se do të provojnë të bashkëpunojmë edhe me opozitën për këtë çështje, pasi, sipas tij, kjo është çështje e kuvendit dhe jo vetëm e pozitës apo opozitës.
