Botë

Hungaria miraton ligjin. Barrierë kufitare me Serbinë për të frenuar refugjatët

06.07.2015 17:11

Parlamenti hungarez ka miratuar të hënën ligjin që forcon rregullat për azilin...

Ai parashikon edhe ngritjen e një barriere kufitare përgjatë kufirit jugor të vendit me Serbinë, për të ndalur numrin e madh të refugjatëve.
 
Sipas Reuters, ligji parashikon shkurtimin e afatit kohor për shqyrtimin e kërkesave për azil dhe i lejon Budapestit të kundërshtojë pretendimet e refugjatëve nga Siria, Afganistani, Iraku që kanë kaluar përmes vendeve të sigurta.
 
Kombet e Bashkuara dhe Këshilli i Europës kanë kritikuar ligjin, duke thënë se kjo dobëson mbrojtjen e refugjatëve në Hungari.