Maqedoni
Këmbimi tregtar në pesë muajt e parë ka qenë rreth 4,3 miliardë dollarë
06.07.2015 19:33
Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë në pesë muajt e parë të vitit është 1.751.496.000 dollarë amerikanë, ndërsa e importit 2.526.927.000 dollarë...

Mbulimi i importit me eksportin është 69,3 për qind, ndërsa deficiti tregtar 775.432.000 dollarë.
Siç kumtoi Enti shtetëror për statistikë, këmbimi tregtar sipas prodhimeve tregon se në eksport më e madhe është pjesëmarrja e katalizatorëve të bartësve me metale të çmuara ose komponimet e tyre, feronikeli, sete të përçuesve për ndezje dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, prodhime të hekurit dhe çelikut (prodhime të dërstiluara) dhe veshje.
Në import më së shumti janë prezente platina dhe legurat e platinës, të papërpunuara ose në pluhur, vajrat e naftës dhe vajërat e fituara nga minerale bitumenoze (përveç të papërpunuara), energjia elektrike dhe metalet e tjera nga grupi i platinës dhe legurat e tyre, të papërpunuara ose në formë të pluhurit.
Në periudhën janar - maj të vitit 2015, pjesëmarrje më të madhe në eksportin e mallrave kanë vendet-anëtare të BE-së 28 (76,9 për qind) dhe vendet nga Ballkani Perëndimor (11,5 për qind), ndërsa në importin e mallrave pjesëmarrje më të madhe kanë vendet-anëtare të BE-së28 (63,3 për qind) dhe Vendet e tjera, në vend tjetër të papërmendura (12 për qind).
Sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit të jashtëm tregtar, Republika e Maqedonisë më së shumti tregton me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë (50,8 për qind nga këmbimi i përgjithshëm i jashtëm tregtar realizohet me këto pesë vende)./mia
