Presidenti Ivanov e vazhdon vizitën zyrtare në Kroaci

07.07.2015 10:12

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot e vazhdon vizitën zyrtare në Republikën e Kroacisë...

Sipas agjendës, Ivanov do ta vizitojë Komunën Gjakovo, ku do të takohet me përfaqësues të bashkësisë lokale maqedonase.

Ivanov do të marrë pjesë në programin kulturoro-artistik të SHKA "Vëllezërit Milladinov" nga Kroacia, me ç'rast do të vendosë kurorë në varrin e Josip Juraj Shtrosmaer.

Presidenti Ivanov dje në Zagreb realizoi takime me presidenten e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabas-Kitaroviq dhe me kryetarin e Saborit kroat, Josip Leko.

Kjo është vizita e tretë zyrtare e presidentit Ivanov në Kroacisë, vizitat paraprake ishin në vitin 2009 dhe në vitin 2011.