Për shkak të minimit sot ndërprerje e vogël në komunikacion në rrugën Kërçovë-Ohër

07.07.2015 10:19

Për shkak të minimit në rrugën A2 Kërçovë-Ohër në vendin e quajtur "Lavçanski korita", sot prej orës 16 deri në orën 17 do të ketë ndërprerje të komunikacionit në kohëzgjatje prej 15 deri në 20 minuta, informon Lidhja e Auto-Moto e Maqedonisë...

Prej atje potencojnë se komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të thata, ndërsa në drejtimet rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut. (mia)