Obama dhe Olland kërkuan kompromis në negociatat mes Greqisë dhe kreditorëve

07.07.2015 10:24

Presidentët e SHBA-së dhe Francës, Barak Obama dhe Fransoa Olland mbrëmë në telefon biseduan për situatën në Greqi pas referendumit javor, kumtoi Shtëpia e bardhë...

Të dy liderët u pajtuan se është e domosdoshme të kërkohet dalje nga kriza, e cila do t'i lejojë Greqisë të kthehet drejt politikës së reformave, vendosje të rritjes ekonomike dhe nivel të pranueshëm për eurozonën e detyrimeve".

Obama dhe Olland kanë potencuar se "të gjitha palët (në negociata) duhet të pajtohen në kompromis javor".

Ato potencuan edhe se këshilltarët e tyre ekonomikë mbesin në kontakte dhe se e vëzhgojnë situatën në Greqi dhe në tregjet botërore.