Shtëpia e Bardhë: Greqia dhe BE-ja duhet të gjejnë kompromis
07.07.2015 10:25
Shtëpia e Bardhë apelon deri te Greqia dhe deri te liderët e Bashkimit Evropian të gjejnë kompromis dhe ta mbajnë Athinën në eurozonë...
"Referendumi ka përfunduar, por qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë mbetet i njëjtë. Ajo i mbetet Evropës ta zgjidhë" deklaroi zëdhënësi Xhorxh Ernest.
Ai theksoi se përfaqësuesit e BE-së dhe Greqisë duhet të arrijnë marrëveshje për "pakon e reformave dhe financimin i cili do t'i mundësojë Greqisë të jetë në rrugën e borxhit të qëndrueshëm, por edhe rritjes ekonomike".
"Ata duhet t'i mundësojnë Greqisë të mbetet pjesë nga eurozona" theksoi Ernest.