Është djegur pylli me pemë të ulëta dhe bar te fshati Orashac
07.07.2015 11:02
Zjarrfikësit nga Kumanova dje pothuajse shtatë orë e kanë lokalizuar zjarrin në pyllin me pemë të ulëta dhe bar në sipërfaqe prej 20 hektarësh në rrugën rajonale Kumanovë-Sveti Nikolë në afërsi të "Iskrin most" nga ana e djathtë e fshatit Orashac...
Zjarri ishte paraqitur në orën 13:15, ndërsa pesë zjarrfikës me një cisternë kanë arritur ta lokalizojnë në orën 20:10.
Arsyeja për zjarrin dhe dëmin material që është shkaktuar ende nuk është e njohur.
Komandanti i Njësisë territoriale të zjarrfikësve, Dejan Ilievski, sot deklaroi se bëhet fjalë për intervenimin e nëntë të zjarrfikësve nga fillimi i këtij muaji.