Han: Greqia të mbetet në Eurogrup

07.07.2015 11:04

Komisari evropian për politikë fqinjësore dhe zgjerim Johanes Han sot deklaroi se Greqia duhet të mbahet në Eurogrup dhe është i bindur se do të bëjë gjithçka që të jetë ashtu, njofton Tanjug...

Në ditarin e televizionit shtetëror austriak ORF, Han nënvizoi se "miqtë evropianë do të bëjnë gjithçka që Greqinë ta mbajnë në Eurogrup".

Njëkohësisht, ai porositi se tani është  e rëndësishme cilësia e propozimit që kryeministri grek Aleksis Cipras do t'ua dorëzojë partnerëve në negociata.

Han tha se negociatat midis Greqisë dhe 18 partnerëve të tjerë të eurozonës po bëhen më të komplikuara, për shkak se "ditëve të fundit është thyer shumë porcelan", gjegjësisht përkujtoi se për disa marrëveshje në disa vende të Unionit mund të merret mbështetje në Parlament.

Han shfaqi shpresë se arsyeja do të fitojë.

Mëtej ai vlerësoi se për Greqinë është e rëndësishme që të krijohet klimë e volitshme për investime, duke theksuar se për momentin kontestet gjyqësore atje zgjasin tejet gjatë, si dhe realizimi i projekteve, ndërsa investitorëve u nevojiten qëndrueshmëri dhe besim.