Dhunë ndaj fëmijëve në jetimoren e Shkodrës (VIDEO)
07.07.2015 11:13
Tre kujdestare të Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër janë proceduar penalisht për dhunë ndaj fëmijëve pas denoncimit në media të një rasti ku ato shfaqeshin duke dhunuar disa të mitur...
Në pamjet video të transmetuara nga emisioni “Ca thu” kujdestarët duken qartë teksa aplikojnë medota dhune ndaj disa fëmijëve. Kujdestaret e proceduara janë Edvana Sulaj, Alberta Reka dhe Manjola Vanishta.
Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi, para ndalimit të edukatoreve nga policia, i shkarkoi ato nga detyra.(Lapsi.al)