Dhunë mes azilantëve në Gjermani

07.07.2015 11:26

Një tjetër ngjarje e rëndë u shënua në një qendër azilkërkuesish në Gjermani. Bëhet fjalë për qendrën e azilkërkuesve Schneeberg në Erzgebirge...

Shqiptarët dhe eritreasit u përfshinë në një zënkë masive me thika, leva dhe copa mobiljesh. Nga përplasja e dhunshme mbetën 13 persona të plagosur rëndë.

Për të shuar sherrin, ku u përfshinë mbi 80 persona, u angazhuan forca të shumta të policisë. Sipas mediave, kjo qendër azilkërkuesish është bërë simbol i dhunës.

Para pak ditësh aty pati një sherr masiv mes sirianëve dhe irakenëve. Ndërkohë në tetor shqiptarët sulmuan sërish një grup eritreasish dhe i plagosën rëndë.

Në këtë qendër ka 838 azilantë, shumica nga Shqipëria, Siria dhe Kosova.