Botë
Londër, përkujtohen 52 viktimat e 7 korrikut
07.07.2015 16:59
Britania e Madhe ka kujtuar 52 viktimat e sulmeve terroriste që ndodhën më 7 korrik 2005 në disa stacione metroje dhe autobusi në Londër...

Të mbijetuarit e këtyre sulmeve dhe të afërmit e viktimave morën pjesë në ceremoninë në Katedralen e Shën Palit.
Pasi u mbajt një minutë heshtje, katër qirinj u ndezën si shenjë për katër shpërthimet që ndodhën në katër vende të ndryshme, ndërsa u lexuan emrat e të 52 viktimave të këtij sulmi.
Më herët, kryeministri, David Cameron, dhe kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson, ishin në mesin e shumë personaliteteve që vendosën kurora me lule në Hyde Park.
Nga këto sulme, për të cilat u fajësua Al-Qaeda, krahas 52 viktimave u plagosën mbi 700 persona.
BESIM ABDULLAI
