Siri, sulmuesi vetëvrasës vret së paku 25 ushtarë sirianë

07.07.2015 11:46

Një sulmues vetëvrasës me bombë e ka hedhur vetën në erë pranë zyrave qendrore të Ushtrisë siriane në qytetin e Aleppos, duke vrarë së paku 25 ushtarë...

Sipas  grupit monitorues me seli në Londër, sulmuesi ka qenë anëtarë i Frontit “Nusra”, e cila është degë e “Al-Kaidas” në Siri.

“Shpërthimi ishte i madh dhe u dëgjua në të gjithë qytetin”- ka thënë Rami Abdel Rahman, kreu i Vëzhguesit për të Drejtat e Njeriut, grup që evidenton dhunën në mbarë shtetin. Nga ky shpërthim janë plagosur shumë njerëz.

Disa grupe islamiste së fundmi kanë ndërmarrë ofensiva për të marrë nën kontroll pjesët perëndimore të qytetit të Aleppos, të cilat i kontrollon qeveria. Së fundmi rebelët kanë marrë nën kontroll qarkun e al Zahra, e cila i sjellë ata më pranë zonave që kontrollohen nga qeveria.

Rahmi ka thënë se Ushtria siriane i është kundërpërgjigjur këtyre ofensivave me luftime të ashpra, duke përfshirë edhe bombardimet e caqeve të rebelëve me qëllim që të ndalin ofensivat.