Mustafa: Asociacioni, ndër temat më të vështira në Bruksel

07.07.2015 11:47

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar se Asociacioni i Komunave Serbe është ndër temat më të vështira gjatë bisedimeve në Bruksel me palën serbe, madje duke paralajmëruar se mund të ketë edhe kompromise për këtë çështje...

Deklaratat e tilla të shefit të ekzekutivit janë përcjellë me reagime të ashpra nga opozita në Kuvendin e Kosovës, të cilët kanë thënë se partitë e koalicionit qeverisës janë një hap drejt krijimit të një entiteti autonom serb brenda Kosovës.

“Kryeministri duhet ta ketë të qartë që ndarja e Kosovës përmes ‘Zajednicës’ është e papranueshme”- ka deklaruar kreu i “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri.

Sipas përfaqësuesve të opozitës, çdo zgjidhje e cila pa marrë parasysh formën do të krijonte një realitet prej asimetri pushtetesh do të jetë e dëmshme për Kosovën, sepse do të prodhohej një sistem jofunksional dhe joperspektiv.