Liderët evropianë: Greqia e ka akoma derën e hapur për negociata
Liderët e Eurozonës do të mbajnë sot një samit urgjent në Bruksel për të diskutuar pasojat e votës “jo” të grekëve, të cilët kundërshtuan masat shtrënguese të kursimit dhe për vendimin e kryeministrit grek, Alexis Tsipras, që të zbulojë planin e tij të ri të kontrollit të borxhit të Greqisë...
Përderisa në Greqi janë mbyllur bankat të paktën deri më 9 korrik, Gjermania dhe Franca kanë paraqitur një front të bashkuara, duke i bërë thirrje Tsipras që të bëjë një propozim“konkret” për të ringjallur bisedimet për shpëtimin e ekonomisë së vendit. “Dera është e hapur për diskutime.
Tani është në dorën e qeverisë së Alexis Tsipras që të bëjë propozime serioze dhe kredibile që kjo dëshirë për të qëndruar në Eurozonë mund të përkthehet në një program afatgjatë”- ka thënë Hollande. Kancelarja Merkel tha se kushtet për një paketë të re të shpëtimit për Greqinë “akoma nuk janë bërë”.
Ndërkaq, ministri i ri grek i Financave, Euclid Tsakalotos, ka thënë se Greqia “dëshiron të vazhdojë bisedimet”.