Maqedoni
QSHP: 17% nga ankesat janë pranuar, 50% e ankesave janë të pabaza
07.07.2015 13:53
2855 ankesa janë parashtruar këtë vit për testimin ekstern. Në tre vitet e kaluara mesatarja e ankesave ka qenë 400...

Nga Qendra Shtetërore e provimeve bëjnë të ditur se tërësisht janë pranuar 17% prej ankesave, ose 480 ankesa.
Pjesërisht janë pranuar 26%. Numri më i madh i ankesave kanë të bëjnë me lëndën e matematikës, maqedonishtes, informatikës dhe biologjisë.
Sipas Qendrës, korrigjimet kryesisht janë të karakterit teknik.
Ndërkohë që 50% nga ankesat janë vlerësuar si të pabaza. Nga Qendra bëjnë të ditur se fajtorë për këtë gjendje janë komisionet shkollore të cilat nuk kanë selektuar pyetjet që janë parashtruar pa arsye.
Dukshëm është më i madh numri i ankesave të parashtruara nga nxënës të cilëve iu duhet një pikë për të kaluar në notë vijuese pa bazë për ankesë.
Pyetjet për të cilat janë konstatuar se janë problematike nga aspekti teknik ose karakteri përmbajtjesor, e për të cilat edhe u pranuan, një pjesë e ankesave do të korrigjohen ose do të fshihen nga baza e pyetjeve.
Ankesat e shtynë edhe afatin për marrjen e dëftesave të nxënësve. Disa nga shkollat dëftesat do t’i ndajnë në muajin gusht.
FLUTURA LATIFI
