Maqedoni
Dy gra janë paraqitur të zhdukura në Manastir dhe Tearcë
07.07.2015 14:20
Dy gra, njëra nga Manastiri, ndërsa tjetra nga Terca, mbrëmë janë paraqitur në polici si të zhdukura...

MPB njoftoi se mbrëmë në orën 21:00 në SPB - Manastir, S.R (64) ka paraqitur se nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar vajza e tij M.R (33).
Në stacionin policor në Tearcë, mbrëmë në orën 22:15, 41 vjeçari R.SH nga fshati Sllatinë i Tetovës, ka paraqitur se më 3 korrik rreth orës 11 nga shtëpia është larguar dhe nuk është kthyer bashkëshortja e tij 27-vjeçare e pakurorëzuar.
MPB-ja ndërmerr masa për gjetjen e dy grave të zhdukura./mia
