Sindikata e Kulturës, e pa kënaqur nga MPPS dhe Ministria e Kulturës
Sindikata e Kulturës e Maqedonisë reagon ndaj sjelljes shpërfillëse të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, si dhe Ministrisë së Kulturës ndaj kësaj sindikate për shkak të mosdhënies së dokumentacionit të duhur, i cili do të përcillet në regjistrin qendror për regjistrim zyrtar të organizatave sindikale...

“Ne jemi qytetarë të Maqedonisë dhe kjo ministri duhet të jetë servis i qytetarëve, e jo ne të vijmë dhe të lutemi dhe të dërgojmë ankesa për çdo organizatë sindikale. Ne jemi të vetëdijshëm se kjo procedurë është bërë me qëllim në bashkëpunim të Ministrisë së Kulturës dhe të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, në dëm të punëtorëve të kulturës. Ne jemi të shqetësuar nga dy ministritë dhe aktivitetet tona nuk do të ndalen, nuk do të lëshojmë pe dhe në shtator do të ndërmarrim masa më radikale”- deklaroi kryetari i Sindikatës së Kulturës, Viktor Ilieski.
Ilieski thotë se arsyeja e dytë është edhe paraqitja e papritshme e SASHK-ut lidhur me problemet në kulturë dhe propozim-marrëveshja kolektive e tyre me Ministrinë e Kulturës. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
