Futboll

Barcelona zyrtarizon Arda Turan

07.07.2015 16:31

Barcelona zyrtarizoi blerjen e mesfushorit Arda Turan, turku që ka luajtur 4 sezonet e fundit për Atleticon e Madridit gjeti akordin për një kontratë 5 vjecare...

Në arkat e klubit madrilen për të do të shkojnë 34 milionë eEuro plus 7 milionë eEuro të tjera në formë bonusesh për një total prej 41 milionë Eurosh.
 
Gjithsesi përvec problematikës që ka të bëjë me bllokimin e merkatos, pasi Turan nuk mund të luajë deri në janar, kur Barcelona mund të federojë futbollistë të rinj, ka një tjetër cështje që komplikon transferimin.
 
Blerja e Turan në fakt është e lidhur me zgjedhjet presidenciale te Barcelona, ku garojnë Bartomeu me Johan Laportën.
 
Brenda 20 korrikut , ai që do të zgjidhet Presidenti i ri i Barcelonës mund të vendosë nëse do ta mbajë apo ta kthejë pas Turan, duke paguar në këtë rast një penalitet prej 4 milionë eurosh, 10% të shifrës së blerjes.
 
Blerja e përkohshme nëse mund të quhet kështu u aprovua nga Këshilli i menaxhimit të klubit që po merret me administrimin e Barcelonës gjatë periudhës elektorale.
 
Gjithsesi duhet kujtuar se Luis Enrique e kishte kërkuar me ngulm Arda Turan dhe duket e vështirë, në mos e pamundur që presidenti i ri që do të zgjidhet të jetë kaq kundër dëshirave të trajnerit.