Botë
Spanjë, arrestohet një grua që bashkëpunonte me ISIS-in
07.07.2015 17:02
Policia spanjolle ka arrestuar sot një grua në Ishujt Kanare, nën dyshimin se ka rekrutuar vajza dhe adoleshente për grupin militant “Shteti Islamik”...

Ministria e Brendshme thotë se gruaja është arrestuar në qytetin Arrecife, në ishullin Lanzarote.
Ajo akuzohet se ka “rekrutuar adoleshente dhe vajza të reja dhe i ka ndihmuar që të udhëtojnë” në zonat e kontrolluara nga militantët e “Shtetit Islamik”.
Ministria thotë se ajo “ka mbajtur kontakte direkte” me operativë të “Shtetit Islamik” në Siri.
BESIM ABDULLAI
