Botë

Obama: fushata anti ISIS, afatgjate

07.07.2015 17:04

Fushata anti ISIS do të jetë afatgjate, deklaroi presidenti amerikan, Barack Obama...

Militantët e grupit ekstremist janë të shkathët, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë, dhe dinë ta shfrytëzojnë mirë terrenin e pozicionet që kanë brenda popullsisë civile.
 
Nga pohimet e tij u bë e qartë se Uashingtoni nuk do të dërgojë trupa shtesë në Siri, por do të shtojë mbështetjen për opozitën e moderuar të vendit.
 
Mposhtja e ISIS-it, sipas Obamës, duhet të jetë punë e forcave lokale, të cilat, shtoi ai, do të vazhdojnë të marrin trajnim dhe mbështetje ajrore nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
 
BESIM ABDULLAI