Futboll
Mourinho vazhdon kontratën me Chelsean
07.07.2015 17:41
Jose Mourinho ka nënshkruar kontratën e re me Chelsean, që do të jetë e vlefshme deri në vitin 2019...

Marrëveshja ndërmjet trajnerit portugez dhe presidentit rus të të kaltërve, Roman Abramovich tashmë është arritur dhe mungon vetëm zyrtarizimi që gjithcka të konsiderohet e mbyllur.
Me fitoren e titullit të Ligës Premiere në edicionin e fundit “I veçanti” i forcoi shumë pozitat e tij në krye të Chelseat dhe Abramovich kurrsesi nuk mund të mos i vazhdonte kontratën trajnerit luzitan.
Jose Mourinho nga marrëveshja e re me “të kaltrit e Londrës” do të përfitojë plot 12 milionë euro në edicion.
52-vjecari ndërkohë ka arritur akordin me drejtuesit edhe për rinovimet e kontratave të dy ndihmësve të tij, Rui Faria dhe Silvinho Louro.
Marrëveshja e mëparshme e Mourinhos me Chelsea skadonte në verën e vitit 2017.
Objektivi parësor i portugezit në këto 4 vite do të jetë të fitojë të paktën një herë trofeun e Ligës së Kampionëve të cilin nuk e ka fituar më parë me skuadrën londineze.
