Botë
Drejtoreshë e re e përgjithshme e doganës shqiptare, Pranvera Behushi
07.07.2015 19:32
Qeveria shqiptare ka miratuar sot në krye të Drejtorisë së Doganve Pranvera Behushin, në cilin post më parë ishte Elisa Spiropali...

Ne fillim të marsit, Drejtoresha e Doganave Elisa Spiropali dha dorëheqjen përmes një njoftimi në rrjetin social ne Facebook, ku krahas falënderimeve për bashkëpunëtorët thekson se do t’i dedikohet vajzës së saj.
Dorëheqja e saj erdhi ndërsa te ardhurat doganore ishin me të ulëta se plani i ministrisë së financave për dy muajt e parë të vitit.
Pavarësisht asistencës prej me shume se një viti të Crown Agjent, as komandimi i zëvendësministres se Financave në krye të doganave nuk solli përmirësime te dukshme te rezultateve.
Ne pese muajt e pare te ketij viti, te ardhurat doganore ishin 148.5 miliardë lekë, ose shtatë për qind më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar./mia
