Botë

Dështon samiti i Ministrave të Financës se BE-se.Grekët pa asnjë propozim në samitin e Brukselit

07.07.2015 21:36

Samiti i eurogrupit per Greqine në Bruksel ka perfunduar pa asnje rezultat konkret...

Shkak i dështimit të këtij samiti sipas Dijsselbloem, Junker dhe Tusk ishte mosparaqitja e nje propozimi te ri nga qeveria greke.
 
Ndërkohë, një tjetër samit i Eurogrupit që nisi në orën 18:00 po zhvillohet, ku pritet që Greqia të japë disa propozime konkrete në mënyrë që të behët e mundur marrja e fondit të ndihmës nga fondi i europian i stabilitetit, ESM. 
 
Ndërsa në purfundim të samitit të parë, Ish-ministri grek, Dimitris Kourkoulas tha se Syriza e do Greqine  jashte zones euros. Sipas tij, jashte cdo parashikimi, Cipras dhe ministri i ri i financave erdhen para krereve nderkombetar me duar bosh.
 
Ja disa prononcime të lëshuara përpara fillimit të samitit nga kreu i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Fransua Holonde.
 
Jeroen Dijsselbloem: “Njoftoj për kërkesën e menjëhershme për ndihmë ndaj greqisë dhe për këtë Athina të dergojë një letër për të kërkuar mbështetje nga fondi i europian i stabilitetit, ESM.
Per mua, ky do te ishte fillimi i procedures. Pastaj do te kemi nje takim tjeter te Eurogrupit. Ministrat rane dakord që po pati mbeshtetje nga ESM, do të nevojitet edhe nje program, per ceshtje kredibiliteti. Dua të lajmëroj se një telekonferencë e ministrave të eurozonës për Greqinë do të zhvillohet të mërkurën”.
 
Angela Merkel: “Mungojnë bazat për të negociuar rreth Greqisë. Ne sot do të konsultohemi por nuk kemi akoma një kuadër përfundimtar, mbi të gjitha pas referendumit grek nuk janë akoma kushtet për të filluar tratativa për një program në kornizat e ESM-së”.
 
Francois Hollande: “Duam qe Greqia te mbetet ne eurozone. Qe te arrijme kete, duhet qe Greqia te beje reforma. Presim te paraqese propozime serioze, ne samit. Nuk mund ta flasim cdo tre muaj vgetem per Greqine, duhet gjetur zgjidhje menjhere. Duhet te veprojme me solidaritet dhe me pergjegjesi”.