Adaptim i bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike përmes projektit të USAID

08.07.2015 10:18

Projekti i USAID-it për adaptim të bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike sot në fshatin e Strumicës, në Dobrejc do të organizojë vizitë terreni të të mbjellave me domate në pronësi të bujkut i cili është shfrytëzues i projektit…

"Projekti ka për qëllim t'i mbledhë bujqit dhe këshilltarët e ANZHB (Agjencisë për nxitje të zhvillimit  të bujqësisë), të të mbjellave me domate  në pronësi të bujkut-shfrytëzues  të projektit, që t'i edukojë se si të ballafaqohen me problemet që i shkaktojnë ndryshimet klimatike te kulturat kopshtare. Në këtë lokacion projekti ka vendosur fushë eksperimentale ku ishin aplikuar dhe testuar disa masa për adaptim ndaj ndryshimeve klimatike si: UV rrjete mbrojtëse, kërpudha trihoderma arzianum dhe folitë sintetike@, informon organizatori i ngjarjes.

Ky projekt i USAID-it filloi të zbatohet në muajin prill të vitit 2012, nga ana e rrjetit për zhvillim rural të RM-së, me qëllim që t'u ndihmojë bujqve ta ruajnë nivelin e të ardhurave përmes zvogëlimit të dëmeve të shkaktuara nga ndryshimet në mjedisin jetësor.

Aktivitetet e projektit janë përqëndruar në zonën mesdhetare,  duke e përfshirë edhe rajonin e Vardarit me pjesë të fushave të pasura bujqësore të Strumicës dhe Gjevgjelisë të cilat janë nën ndikimin më të madh  nga ndryshimet klimatike.