Konferencë “Si të luftohet korrupsioni”

08.07.2015 10:20

Në Ohër fillon konferenca dyditore në temën "Antikorrupsioni: praktikat më të mira në luftën kundër korrupsionit publik"...

Në Ohër fillon konferenca dyditore në temën "Antikorrupsioni: praktikat më të mira në luftën kundër korrupsionit publik" në organizim të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik "Pavel Shatev" në bashkëpunim edhe me mbështetjen financiare të Ambasadës së ShBA-së në Maqedoni dhe Byrosë për Luftë Ndërkombëtare Kundër Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjeve.

Në konferencë do të marrin pjesë gjykatës dhe prokurorë publik nga të gjitha instancat dhe të gjitha zonat e apelacionit, avokatë dhe përfaqësues të institucioneve relevante.

Konferencën do ta hapin zëvendësministrja e Drejtësisë, Biljana Brishkoska Boshkoska, prokurori publik, Marko Zvërleski, drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik "Pavel Shtaev" dhe shefe e delegacionit të RM-së në komitetin e GREKO-s, Aneta Arnaudovska, kryetari i Odës së Avokatëve të RM-së, Nikola Dodevski, dhe Mark Laser bashkëpunëtor i lartë ligjor nga Zyra Juridike, Ambasada e ShBA-së.  

Në suaza të konkluzioneve përfundimtare nga konferenca dyditore nesër, sipas paralajmërimit, të pranishmëve do t'u drejtohet edhe ambasadori amerikan, Xhes Bejli.